Kombëtarja e Anglisë nuk do të këtë leje për paradën e fitores në rast se fiton Kampionatin Evropian.
Skuadra e Gareth Southgate ka arritur në gjysmëfinale të “Euro 2020” pas fitores 4-0 ndaj Ukrainës në çerekfinale.
Në ndeshjen e radhës, “Tre Luanët” do përballen me Danimarkën dhe në rast të fitores do kenë shansin për të fituar turne për herë të parë që nga viti 1966, kur fituan Kupën e Botës.
Sidoqoftë, edhe nëse ia arrijnë të fitojnë Kampionatin Evropian, anglezët nuk do të lejohet të zhvillojnë paradën e fitores për shkak të COVID-19.
Situata me COVID-19 ia ndalon Kombëtares së “Tre Luanëve” të dalin me autobus në rrugë që të festojnë trofeun.
Sipas “The Times”, alternativa mund të jetë që Anglia të japë bileta për në “Wembley” ose në ndonjë stadium tjetër.
Kujtojmë, se ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës zhvillohet këtë të mërkurë.