Ancelotti: Fatkeqësisht Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës

Carlo Ancelotti, tekniku i Real Madrid, foli për kanalet zyrtare të klubit madrilen pas fitores kundër Cadiz.

“Pushimi vjen në një moment të mirë për ne. Kemi kaluar një gjysmë të parë të mirë të sezonit. Kemi arritur në këtë fazë pak të lodhur. Tani mund të pushojmë duke ditur që kemi 35 p[ikë në kampionat dhe kjo është më shumë se vitin e kaluar.

Kupa e Botës? Do t’i shikoj nga shtëpia. Nuk ka favorite, shpresoj të shohim një Botëror të mirë dhe të fitojë skuadra më e mirë. Fatkeqësisht Italia nuk do të jetë atje”, është shprehur trajneri italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2022 09:49