Agjenti i Lautaros: Duhet të largohet? E përse? Ai është aty ku zemra e tij ndodhet

Lautaro Martinez nuk ka dyshime për të ardhmen e tij, ai dëshiron të vazhdojë aventurën e tij tek Interi, aq më tepër tashmë që Lukaku është rikthyer si zikaltër.

Agjenti i lojtarit ka folur për “Gazzetta dello Sport” duke shpjeguar më mirë këtë gjë.

“Ai dhe Lukaku janë ribashkuar, kjo është evidente. Pastaj këtë fanellë nuk mund ta veshin të gjithë, është një fanellë e mrekullueshme.

Lautaro është i lumtur në Milano. Ai ndihet protagonist dhe i dashur nga tifozët. Dhe pastaj për çfarë arsye të largohet? Për ku? Jemi në krye me klubin më të mirë”, është shprehur agjenti i Lautaros./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.06.2022 10:40