4 lojtarë pa asnjë minutë, kush nuk u aktivizua nga Sylvinho

Kombëtarja e Shqipërisë luajti dy takime miqësore për muajin mars. E para u humb 0 me 3 ndaj Kilit, ndërsa e dyta 1 me 0 përballë Suedisë.

Ky takim shërbeu për trajnerin Sylvino, që të shikonte gjendjen e lojtarëve.

Katër është numëri i lojtarëve që nuk morën asnjë minutë, me përjashtim të portierëve Sherri dhe Kastrati. Frederik Veseli, Naser Aliji, Jon Mersinaj dhe Marash Kumbulla nuk u preferuan nga trajneri brazilian.

Sylvinho provoi për herë të parë Arbër Hoxhën, Rey Manajn dhe Armando Brojën. Të tre këto sulmues, që shihen si potencial për t’u ftuar në Europianin e Gjermanisë.


Shtuar 26.03.2024 20:47