Bënin zhytje në Maltë, por moti përkeqësohet papritur, humb jetën 45-vjeçari

Ka humbur jetën ditën e sotme një turist holandez 45-vjeçar, ndërsa 17 të tjerë janë shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në një pikë popullore zhytjeje në veri të Maltës, pas moti u përkeqësua papritur.

Sipas autoriteteve, turistët u ndanë në dy grupe dhe morën pjesë në një ekskursion zhytjeje në brigjet e portit Cirkewa. Kushtet e motit u përkeqësuan me shpejtësi dhe erërat e forta shkaktuan dallgë të forta.

Menjëherë më pas në helikopter dhe një varkë u mobilizuar për të gjetur turistët të cilin ishin zhytur tashmë. Katër arritën të notojnë deri në breg, një distancë prej më pak se një milje. Ndërsa pjesa tjetër u kap nga deti i stuhishëm, por njëri prej tyre humbi jetën.


Shtuar 26.03.2024 20:36