174 milionë euro të shpenzuara për agjentët e lojtarëve në Serie A

Komisionet e paguara nga klubet e Serie A për agjentët e lojtarëve në vitin 2021 janë rritur me mbi 330 milionë.

Kështu rezulton nga të dhënat e publikuara në faqen e Federatës. Në vitin 2021, 20 klubet e ligës së parë shpenzuan 173,831,816,38 euro kundrejt rreth 138,000,000 në vitin 2020. Juventus konfirmohet si klubi me komisionet më të larta, pothuajse 29 milionë euro.

Pas Juventusit është Interi me mbi 27 milionë euro komisione, i ndjekur nga Roma me 26 milionë dhe Milani me 12 milionë euro./ h.ll/ albeu.com


Shtuar 29.03.2022 17:45