100 milionë euro për këtë lojtar, City i plotëson dëshirën Guardiolës

Mes lojtarëve më të kërkuar të kësaj merkato ka qenë sigurisht Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi kroat i lindur në vitin 2002, tashmë një shtyllë e Leipzig-ut dhe kombëtares së tij, pavarësisht moshës ende të re, do të jetë një lojtar i Manchester City-t, që duket se ka siguruar shërbimet e lojtarit për një shifër të frikshme.

Në fakt, skuadra e parë e galaktikës së Red Bull nuk është shquar kurrë për ulje të çmimit.

Kështu, kampionëve të Anglisë dhe Europës iu është dashur të shpenzojnë 100 milionë euro për të bindur gjermanët.


Shtuar 2.08.2023 21:58