Zjarri i nisur ditën e martë në Kardhikaq, bashkia Finiq, ka vijuar mbasditen e kësaj të mërkure edhe në malin e Sopotit në vendin e quajtur Lefkë, mbi Delvinë. Situata është problematike, ndërsa është kryer me shumë vështirësi ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës se zjarri është në zonë ku mjetet nuk shkojnë dot. Çdo përpjekje bëhet me mjete rrethanore.
Ndërsa, zjarrfikës të Delvinës, Sarandës, Finiqit dhe banorë të zonës me pompa uji në krahë përpiqen të shuajnë zjarrin. Nga zjarri janë djegur drurët pyjore.