Vetëplagoset me armë zjarri 55-vjeçari në kryeqytet, kjo është gjendja e tij

Një 55 vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Kllojkë në Tiranë.

Shtetasi H.LL, po transportohet në spital, ndersa policia ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.08.2022, në fshatin Kllojkë, shtetasi H. Ll. (Xh)., 55 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 27.08.2022 19:24