Kuvendi mbrëmjen e sotme është mbledhur për Interpelancë urgjente me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar z. Enkelejd Alibeaj dhe deputetja, Ilda Dhori.
Ministrja Kumbaro është shprehur se trau në parkun e Karavastasë është përcaktuar me një VKM të vitit 2021.
Pjesë nga fjala e Kumbaros:
Vendosja e traut përcaktohet me VKM. Titullohet për përcaktimin e të ardhurave të tarifave që përcaktohet nga masat e kriteret e tyre, kjo është VKM-ja. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi në gjykatë, sot gjykata ua ka rrëzuar kërkesë padinë. Kthehemi te VKM, kjo ka dalë në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës. Thotë se menaxhimi financohet nga buxheti i shtetit, pika 2, mbrohet në përputhje me aktet e tjera ligjore. Në pikën 2 thuhet se të ardhurat janë nga tarfiat që kryejnë për vizitë. Për ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, mendojnë se Divjaka mbahet me frymën e shenjtë. është kjo VKM që respektohet një më një, në të gjithë parqet./albeu.com