Vdekja e 3-vjeçarit, moderatorja habitet me mjekun: Si arrite të punosh sot? Xhaxho: Jemi mësuar me të tilla gjëra

Grida Duma ka trajtuar mbrëmje rastin e vdekjes së 3-vjeçarit në klinikën e dhëmbëve, Ajo ka realizuar lidhje direkte me gjyshin e të miturit dhe me mjekun Xhaxho.

Duma: Doktor, patjetër që ju keni një qasje dhe argumentim tuaj për çështjen. Unë uroj që kjo ngjarje kaq e rëndë të mos mbajë mëkate njerëzore mbi supet e veta. Uroj shumë për këtë dhe dhimbja e prindërve dhe familjarëve është e gjitha e kuptueshme. Unë nuk do të bëjë asnjë koment mbi këtë çështje, por kam vetëm një pyetje. Sot i gjithë opinioni publik ka pasur një dhimbje për këtë rast, edhe ju padyshim, por si keni arritur që të vijoni punën sot?

Xhaxho: Unë nuk kam punuar sot. Kam qëndruar i deprimuar sepse jam mjek reanimator dhe jam duke trajtuar të sëmurë të rëndë. Kjo është aq e vërtetë saqë nuk do t’u tregojë pamje direkt nga këtu, por jeta ime dhe jeta e kolegëve të mi, mjek anestezist, reanimator, është që ne të shpëtojmë jetë pavarësisht nga situatat që mund të rrjedhin njëra pas tjetrës.

Duma: Keni pasur frikë që sot në këtë gjendje emocionale tuajn nuk do të ishit në gjendje profesionalisht mirë?

Xhaxho: Joo, mbase shpirtërisht po, por detyra e kërkon të bësh detyrën tënde.

Duma: Se do të kishte qenë një rrezik tjetër në kushtet psikologjike që jeni ju.

Xhaxho: Asnjë mjek anestezistë, reanimator, që është mësuar me situata të tilla nuk ndodhet në momente të veçanta si mjekët e tjerë. Ne me të tilla gjëra në profesion jemi marrë dhe merremi në çdo sekond.


Shtuar 5.10.2023 23:24