Ngjarja tragjike në plazhin e Potamit në Himarë mund të ishte shmangur nëse policia kufitare në Vlorë do t’i kishte marrë parasysh denoncimet dhe ankesat e qytetarëve ditë më parë.
News24 bën të ditur se disa ditë para ngjarjes së rëndë, ka pasur sinjalizime për policinë kufitare të Vlorës, jo vetëm për skafin që drejtonte Arjan Tase, por edhe për skafe të tjera që lundronin afër bregdetit në vijën bregdetare Porto Palermo deri në plazhin e Potamit.
Policia Kufitare nuk ka marrë asnjë masë edhe pse ka pasur informacione për skafin e Arjan Tases.
Kjo është një prej arsyejeve pse AMP po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zinxhirin komandues të policisë Kufitare të Vlorës./albeu.com