Këngëtarja me orgjinë shqiptare, Rita Ora, është shfaqur tejet tërheqëse në kompeticionin më të madh muzikor në Australi.
Veshja e saj e veçantë, qëndrimi dhe format perfekte kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen e të pranishmëve.
“The Voice Australia”, kompeticioni muzikor, ku pjesë e jurisë ishte edhe artistja shqiptare, Rita Ora, është renditur ndër emisionet më të ndjekura në Australi që ka tërhequr miliona shikues.
Sezoni i fundit i programit ka përfunduar dhe fituese e tij u shpall vajza me zërin e mrekullueshëm, Bella Taylor.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila ka qenë pjesë e jurisë së spektaklit, e ka përgëzuar Bella-n, performanca e së cilës iu është dukur e pabesueshme.
Po ashtu ajo është shprehur krenare për vajzat e grupit të saj duke i këshilluar që të vazhdojnë përpara.
Me një stil unik të një diva të vërtetë, Rita është shprehur se ky spektakël dhe mikpritja që i është bërë në Australi e kanë bërë të ndihej sikur në një shtëpi të dytë.
Ndërkohë anëtarët e jurisë, Jessica Mauboy dhe Sebastian kanë firmosur sërish kontratë për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm, por organizatorët po punojnë për të rimarrë dhe Ritën./albeu.com