Gazment Bardhi i thirri në mbledhje, Garda nuk lejon Edmond Spahon të hyjë në Kryesinë e Kuvendit

Deputeti demokrat Edmond Spaho nuk është lejuar nga Garda e Republikës që të hyjë në Kryesinë e Kuvendit.

Ai është paraqitur sipas njoftimit të Gazment Bardhit në Kryesi, por Garda nuk e ka lejuar të kalojë pasi Spaho vazhdon të jetë i përjashtuar nga jeta parlamentare pas vendimit të Etikës.

Ditën e djeshme Bardhi lajmëroi deputetët demokratë për mbledhjen.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj”, thuhej në mesazhin e Bardhit.

Aktualisht janë 6 deputetë të përjashtuar të cilët nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhje. Përjashtimi i tyre erdhi pas tensioneve të krijuara në seancën e fundit plenare.

Saimir Korreshi, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho janë përjashtuar me vendim të Komisionit të Etikës.

/albeu.com


Shtuar 13.11.2023 12:06