Të shtëna me armë zjarri në Fier, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Shtetasti M.C 30-vjec  është shpallur në kërkim nga policia pasi qëlloi me armë zjarri drejt një mjeti të parkuar në Fier.

30-vjecari M.C u përplas me shtestin M. S., 64 vjeç për motive të dobëta duke hapur zjarr drejt automjetit tip “Ford”, por për fat të mirë nuk ndodhej njeri brenda.

Informacion paraprak

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim 30-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. C., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2022 20:46