Sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, kandidatë Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj

Diten e Sotme (2 mars)  pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019.

Kandidatë janë kryetari aktual  Bujar Spahiu, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

Sipas njoftimit zyrtar votimi fillon në orën 10:30, dhe fituesi do të shpallet po sot , menjëhere pas votimit.