Shiste kokainë në qendrën e tatuazheve, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Armando Behari, ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “Ali Demi”.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.11.2023 11:53