Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme, pas një sherri me një bashkëmoshatar.
Ngjarja ka ndodhur në Shkodër.
Policia konfirmmon se gjatë sherrit të dy të miturit kanë përdorur mjete prerëse dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.
Ai është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore dhe siç thonë mjekët i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, 15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e Policisë në Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut./Albeu.com