Luis de la Fuente, përzgjedhësi i Spanjës, është shprehur i sigurt te mbrojtja e skuadrës së tij përpara ndeshjes me Portugalinë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës, duke nënvizuar se lojtarët e tij janë të përgatitur për të ndalur Cristiano Ronaldon.
Të lidhura
None found
Të hënën, Portugalia dhe Spanja do të vihen përballë njëra-tjetrës në një nga duelet më të forta të raundit eliminator, me Ronaldon që paraqitet në këtë sfidë pasi ka realizuar tre gola në turne.
Pavarësisht kësaj, De la Fuente vlerëson se Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte zotërojnë aftësitë e duhura për t’u përballur me yllin portugez.
“Nuk mund të relaksohesh kurrë përballë Cristianos”.
“Por kam besim absolut te lojtarët e mi. Si Pau ashtu edhe Laporte kanë treguar qetësi të jashtëzakonshme dhe mund të mposhtin çdo kundërshtar”, deklaroi De la Fuente.
Trajneri i Spanjës ndaloi veçanërisht te Cubarsi, për të cilin tha se maturia dhe qetësia që shfaq në fushë ndërthuren në mënyrë ideale me eksperiencën e Laportes.
Deri tani, Spanja nuk ka pësuar asnjë gol në këtë Kupë Bote dhe synon ta mbajë të paprekur këtë bilanc edhe në ndeshjen ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos./
