Shëngjin/ Dy shtetas mbetën të bllokuar nga dallgët e larta dhe rrezikuan të mbyteshin, ndihmohen nga Policia Kufitare

Shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve, të cilët rrezikuantë mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta.

Shtetasit e shpëtuar, Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu në hapësirën e portit është tërhequr edhe mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.


Shtuar 24.04.2024 16:48

Tags: