Boksieri shqiptar Florian Marku është shprehur i lumtur për fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme, por jo për performancën e dhuruar.
Komentet Marku i bëri në një intervistë për ABC, ndërsa pranoi se e priste një ndeshje kaq të fortë.
“Jam i lumtur për fitoren, por jo me performancën time. Ai u shpreh se një përplasje me kundërshtarin, i vuri në rrezik fitoren”.
Marku fitoi me pikë ndaj rivalit meksikan Parra, ndërsa shqiptari pranoi se e priste një ndeshje kaq të luftuar.
“E prisja një ndeshje të luftuar sepse meksikanët janë të fortë si dhe janë guximtarë, nuk dinë të dorëzohen. Siç e patë, meksikani luftoi deri në momentin e fundit dhe nuk u dorëzua”.
Mbështetja e tifozëve në “Air Albania” i dha Markut mjaft motivim. Ai u shpreh për abc se e kishte një detyrim fitoren, jo vetëm për vijimësinë në karrierën e tij, por edhe një detyrim moral për shqiptarët që ishin të shumtë në stadium.
Florian Marku theksoi se ky nuk do të jetë dueli e fundit në Shqipëri, ndërsa premtoi se çdo vit do të zhvillojë një ndeshje përpara bashkëkombësave të tij.
“Gjatë këtij viti do të zhvilloj edhe dy ndeshje të tjera. Çdo vit kam dëshirë që të bëj ndeshje në Shqipëri.”
Marku arriti të gëzojë mijëra shqiptarë që ishin në stadium dhe të tjerë që e shihnin duelin në ekrani. Triumfi në “Air Albania” i ka rritur shanset 29-vjeçarit që të ngjitet në elitën e boksit profesionist./abcnews.al