Ronela paska vuajtur nga një sëmundje: Po ju rrëfej si kam qenë dy vitet e fundit

Këngëtarja Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale vështirësitë që ka hasur në jetë.

“Ne kemi beteja për të luftuar përditë. Dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirët për mua”, shkroi Ronela bashkangjitur një cover-i që publikoi në Instagram-in e saj.

Ajo ndau me ndjekësit se ka luftuar me një sëmundje dhe gjithashtu me pandeminë, por pavarësisht kësaj ajo vazhdon të qeshë.

Kujtojmë se Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2022 me këngën “Sekret”, nuk mundi të kualifikohej deri në finale./albeu.com/


Shtuar 17.05.2022 10:11