Shqipëria ka shkuar në Euro 2024 me një paraqitje bindëse në kualifikueset e këtij turneu, duke qenë protagoniste që nga ndeshjet e muajit qershor e më tutje.
Pas fitores së djeshme ndaj Moldavisë, Ylber Ramadani është paraqitur para mediave me bluzë me foton e komandantit legjendar Adem Jashari.
Por ky gjest i mesfushori shqiptar duket se i ka rënë pak rëndë serbëve. Mediat serbe e kanë qujatur këtë gjest skandaloz dhe të tmerrshëm.
” E tmerrshme! Festë skandaloze, futbollisti shqiptar ka festuar kualifikimin në Euro 2024 me një bluzë me terroristin shqiptar, Adem Jashari”, është titulli i Kurir.
/albeu.com/