Ditën e sotme në Kosovë u protestua për përdhunimin e 11-vjeçares nga 5 djem në Prishtinë.
Protestë do të mbahet edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për tu solidarizuar me rastin e dhunës të ndodhur në Kosovë.
Mes qytetarëve edhe figura të njohura të ekranit priten të jenë pjesëmarrës. Këngëtarja e njohur, Fifi ka postuar një foto, ku shfaqet me një bluzë ku shkruhet: “Unë bërtita. Jooooo!”.
View this post on Instagram
Ajo e ka shoqëruar këtë foto simbolike, në të cilën shihet me gojën e mbyllur me një shkrim.
“Une jam sot ne proteste si individ jo si artiste. Jam si Femer jo si Vip . Jam si Grua jo si fytyre publike. Jam si Vajze dhe s’guxon njeri mem prek. Ju pres në orën 18:30 te sheshi Nena Tereze – Tirane!”
Kujtojmë që paraditen e sotme mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshet kryesore të Prishtinës. Ata kërkuan drejtësi dhe bën thirrje para institucioneve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme./albeu.com/