Protesta e dhunshme e Rithemelimit dhe PL-së para Bashkisë Tiranë, arrestohet 53-vjeçari! Kundërshtoi dhe dhunoi policinë (EMRI)

Një 53-vjeçar është arrestuar doitën e sotme nga policia, pasi gjatë protestës së dhunshme të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë përpara Bashkisë Tiranë, ai ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Arrestimi i 53-vjeçarit të identifikuar si Artan Muçmata vjen si rrjedhojë e hetimeve që po kryehen nga policia e shtetit në lidhje dhunën e ushtruar nga protestuesit të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, në protestën para Bashkisë Tiranë, më 19 prill 2024.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë”,-njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Shtuar 21.04.2024 12:27