Policia Rrugore bën bilancin: 61 drejtues mjetesh të arrestuar, 168 leje drejtimi të pezulluara

Policia Rrugore ka bërë bilancin javor ndërsa njoftoi se 61 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 168 leje drejtimi automjetesh janë pezulluar.

Policia njoftoi se në të gjithë vendin janë vënë 24 729 masa administrative, nga këto:
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale. Gjithashtu, drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.


Shtuar 18.08.2024 09:28