Plagosën kushëririn, arrestohet dy vëllezërit në Kukës

Policia ka arrestuar dy vëllezërit në Kukës, të cilët plagosën me armë kushëririn e tyre.  Ndërkohë vëllai tjetër i dy autorëve është ende në kërkim.

Sherri mes kushërinjve ka nisur për motive pronësie. Në fillim janë konfiktuar me fjalë, më pas autorët kanë nxjerrë çiften dhe kanë hapur zjarr., duke plagosur njërin prej tyre. Ndërsa, njëri nga kushërinjtë ka marrë dëmtime pasi është goditur me shkop bejzbollit nga i shpalluri në kërkim.

Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtiqen, ku mbeti i plagosur me armë zjarri kushëriri i tyre.

Vijon puna dhe për kapjen e shtetasit tjetër të përfshirë në këtë konflikt (vëllai tjetër i dy të arrestuarve).

Sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shtiqen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, banues në Shtiqen (vëllezër).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në fshatin Shtiqen, këta shtetas, në bashkëpunim me vëllanë tjetër, shtetasin A. M. (i shpallur në kërkim), janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M.

Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M.

Shtetasi Xh. M. ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin G. M., si dhe ka kanosur shtetasin S. M.

Shtetasi i shpallur në kërkim A. M. dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M.

Shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paremendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”./albeu.com


Shtuar 23.07.2023 11:36