Pjesë e grupit që tentoi të transportonte 500 kilogramë kanabis, vihet në pranga 48-vjeçari në Vlorë/ Në dhjetor iu arrestuan bashkëpunëtorët

48-vjeçari me iniciale K. S. është vënë në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit që u arrestuan në dhjetor të vitit 2023.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është pjesë e grupit që merrej me përpunimin dhe transportimin e kanabisit, në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.

Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë operacionit të policor të koduar “Reset”, i cili u realizua pak javë më parë, u sekuestruan 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshe totale 500 kilogramë.

Në dhjetor të vitit të kaluar u vunë në pranga 7 persona dhe u sekuestrua lënda narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.02.2024 11:34