Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia thpotë se situata pas përmbytjeve në Shkodër, është më e qetë, por që ka ende banesa nën ujë. Në një prononcim për emisionin “Log”, ai tha se prezencën e kryeministrit në Shkodër e ka parë në media.
Kryebashkiaku tha se Rama ka shkuar për turizëm politik. Spahia shtoi se Rama e ka kritikuar punën e Bashkisë Shkodër, ndërsa ministri Niko Peleshi e ka lavdëruar për pastrimin e kanaleve kulluese.
“Është e vërtetë, ka një përmirësim të situatës, e cila ishte një ditë ekstremisht e vështirë për territore të tëra. Mbetet një situatë e rëndë për shumë fshatra të territorit të Bashkisë tonë. Aktualisht ka një rënie të nivelit të ujit krahasuar me dje. Por ka ende territore nën ujë, banesa në ujë. Problematike mbetet situata për persona me sëmundje të ndryshme, fëmijët dhe të moshuarit. Unë e kam marr vesh në media prezencën e kryeministrit në Shkodër. Deklarata e tij janë një turizm politik krejtësisht i pavend për situatën. Të vish dhe të bësh shoë politk, të krahasosh situatën aktuale me 2010-n është tallje me banorët. Sot nuk jemi këtu për të bërë krahasime. Nga njëra anë kryeministri thotë se nuk ka patur punë të mira nga ana e Bashkisë Shkodër, nga ana tjetër Peleshi e përgëzoi Bashkinë Shkodër për pastrimin e kanaleve kulluese. Nuk kemi rival në të gjithë Shqipërinë sa i përket pastrimit të kanaleve,”- tha Spahia.