“Për Asociacion vendos vetëm qeveria jonë”, reagime të forta në Kosovë pas deklaratave të Ramës

Paraditen e kësaj enjteje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se ka dërguar një Draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.

Mirëpo, këto deklarata nuk janë pritur mirë në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar duke thënë kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkomëbtarët është Qeveria e Kosovës dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi.


Shtuar 8.06.2023 14:59