Kryeminsitri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për shtimin e avionëve të kompanisë ajrore “Air Albania”.
Me anë të një postimi në Facebook Rama shkruan se shkon në 4 numri i avionëve që mbajnë flamurin shqiptar.
Pas “Lasgushit”, “Migjenit” dhe “Naimit”, ka mbërritur tashmë edhe “Fishta” në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Ndërkohë kreu i qeverisë njofton se shumë shpejt flotës së avionëve të “Air Albania” do t’i shtohet edhe “Noli”.