Nga jugu i Shqipërisë tha se është në Mykonos, reagon pas kritikave Loredana (FOTO LAJM)

Loredana ka vizituar së fundmi jugun e Shqipërisë ku kaloi disa ditë pushime me Ledri Vulën dhe Ylli Limanin. Por reperja ka habitur rrjetin pasi ka publikuar foto nga Palasa e Vlorës ndërsa vendodhjen në Instagram e ka lënë Mykonos.

Pikërisht për këtë veprim të saj, Loredana mori shumë kritika nga fansa e kolegë të saj. Enca ishte një nga ato që e ironizoi fare hapur përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram ku e ka vendodhjen Brazil. Por në InstaStoryn e rradhës ajo shkruan: Ç’Brazil Leshi, ku ka si Pogradeci.

Gjithashtu ajo ka ironizuar drejtperdrejte reperen duke shkruar:

“Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.

Dhe më në fund pas gjithë këtyre kritikave dhe ironive, Loredana vendosi të reagonte. Ajo ka publikuar një tjetër video nga Palasa dhe ka zbuluar lokacionin e vërtetë. Përkrah videos së saj ajo ka shkruar: “Shqipëri”, shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe. Megjithatë reperja nuk ka shpjeguar ende se pse vendosi të gënjente ndjekësit për vendndodhjen e saj.


Shtuar 1.09.2021 08:54