Nesër do bllokohet aksi Elbasan- Qafë Thanë, si devijohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e nesërme do të bllokohet aksi Elbasan-Qafë Thanë dhe si pasojë do të devijohet qarkullimi.

Në një postim në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se do të nisë devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

ARRSH-ja njofton se, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Ndërkohë thuhet se kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Njoftimi i plotë:


Shtuar 23.05.2024 21:55