Edmond Duzha 41 vjeç dhe Bekdash Cukalla 38 vjeç, të dyshuar për vjedhjen e rreth 173 milionë lekëve të vjetra ne 11 dhjetor 2021 në Supermarket “Halo” në Sarandë kanë lënë qelitë e paraburgimit të Sarandës.
Vendimi është marrë në 29 shtator, kur dy të dyshuarve u është ndryshuar masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtepi”. Shkak mesohet të jetë bërë përfundimi i afateve të paraburgimit.
Ata janë arrestuar në 29 dhjetor 2021 në një operacion të policisë së Sarandës dhe pas 6 muajsh në qeli, Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e afatit të paraburgimit edhe me 3 muaj.
Por edhe pas 3 muajve Prokuroria nuk ka mundur të administrojë të gjitha aktet e ekspertimeve kompjuterike, urdhëruar në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore për këtë procedim penal dhe si rrjedhojë ata kanë lënë qelitë.