Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimor
Po ashtu Çuçi bëri me dije se është marrë një vendim që Komisioni i Ligjeve të ngrijë një platformë, për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t.
Çuçi: Ramë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore , atë të Shëndetesësisëm që përfshin sterilizimin dhe check up-i dhe atë të TIMSm që ka të bëjë me mbrotjen e të dhënave.
Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”.