Mosdakordësia për rezolutën/ Tabaku: Procesi i integrimit po përdoret nga qeveria jo për standarde evropiane, por për ligje me porosi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi se amendamentet e opozitës për rezolutën e paraqitur në Komitetin e Stabilizim-Asociimit tregojnë problemet reale të Shqipërisë, dhe u mbështetën nga eurodeputët.

Në një reagim, ajo deklaron se qeveria po e përdor procesin e integrimit jo për të ndërtuar standarde evropiane por për të miratuat ligje me porosi.

Të lidhura

None found

“Sistemi i ngritur nga kjo shumicë është mbështetur mbi shkrirjen e partisë me shtetin, përdorimin politik të institucioneve dhe të të dhënave të qytetarëve, si dhe kthimin e administratës publike në makineri elektorale”, shkruan ajo.

Sipas saj, parlamenti është kthyer në noter të interesave të pakicës që sundon. SPAK është vendosur vazhdimisht në shënjestër sa herë hetimet prekin njerëzit e pushtetit.

“Dosjet e fundit të SPAK-ut për krimin e organizuar kanë treguar gjithashtu se prona e shqiptarëve është trajtuar si plaçkë e pushtetit, e gatshme për t’u shpërndarë te klientët e qeverisë dhe grupet kriminale. Ndërkohë, pronarët e ligjshëm sorollaten prej vitesh dyerve të administratës, pa marrë as pronën dhe as drejtësinë që u takon”, shton ajo.

Reagimi i plotë:

Pas dy ditësh debat në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ku përfaqësuesit e opozitës paraqitën me fakte dhe argumente shqetësimet reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve, eurodeputetët miratuan me konsensus 31 nga 35 amendamentet e paraqitura në emër të opozitës në rekomandimet përfundimtare të Komitetit të Përbashkët.
Këto amendamente janë një dëshmi e qartë e gjendjes së vendit.

Ato tregojnë se procesi i integrimit europian është përdorur nga qeveria jo për të ndërtuar standarde europiane, por për të miratuar ligje me porosi, ligje që i shërbejnë një pakice të privilegjuar. Integrimi është trajtuar si noter i zullumeve të pushtetit, jo si instrument për demokratizimin e vendit.

Sistemi i ngritur nga kjo shumicë është mbështetur mbi shkrirjen e partisë me shtetin, përdorimin politik të institucioneve dhe të të dhënave të qytetarëve, si dhe kthimin e administratës publike në makineri elektorale.

Parlamenti është kthyer në noter të interesave të pakicës që sundon. SPAK është vendosur vazhdimisht në shënjestër sa herë hetimet prekin njerëzit e pushtetit. Institucionet përdoren për të mbrojtur politikisht të hetuarit dhe për të penguar drejtësinë.

Dosjet e fundit të SPAK-ut për krimin e organizuar kanë treguar gjithashtu se prona e shqiptarëve është trajtuar si plaçkë e pushtetit, e gatshme për t’u shpërndarë te klientët e qeverisë dhe grupet kriminale. Ndërkohë, pronarët e ligjshëm sorollaten prej vitesh dyerve të administratës, pa marrë as pronën dhe as drejtësinë që u takon.

Edhe prokurimet publike janë kthyer në plaçkë lufte. Ato mikromenaxhohen nga sistemi për të shpërblyer ata që i shërbejnë makinerisë së pushtetit.

Një nga amendamentet më të rëndësishme është kërkesa për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Prej më shumë se tre vitesh kemi kërkuar heqjen e këtij ligji, ndërsa së fundmi kemi depozituar sërish në Kuvend propozimin për shfuqizimin e tij.

Ky ligj nuk solli zhvillim. Ai krijoi privilegje, përqendroi pasuritë publike dhe private në duart e një pakice dhe e ktheu shtetin në ndërmjetës të interesave klienteliste.

Miratimi i këtyre amendamenteve është një mesazh i qartë: Europa nuk pranon ligje në letër dhe as integrim fasadë. Ajo kërkon shtet ligjor, konkurrencë, pronë të mbrojtur, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.

Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem që punon për pakicën. Ka nevojë për një shtet që punon për shumicën.


Shtuar 9.07.2026 15:47

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet