Maliqi i “14 vjeç dhëndër”, si u la në harresë dita e rëndësishme për aktorin e mirënjohur

Dje në 8 Mars, aktori mbreslënës i kinematografisë shqiptare, Zef Mosi, festoi ditëlindjen e 66-të, por por kjo dite e vecante per te mbeti në harresë dhe askush nuk i bëri qoftë një urim. As nga Ministria e Kulturës apo vetë Ministrja e cila pasqyron në rrjetet sociale, përveç se punen e saj të përditshme edhe vlerat e artit dhe kulturës së vendit tonë, shkruan Albeu.com.

I njohur më së shumti për rolin e tij të spikatur në filmin “Përrallë nga e kaluara”, frymëzuar nga vepra e Andon Zako Çajupit, “14 vjeç dhëndërr”, Mosi ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare të filmit dhe kinematografisë, ndërsa sot jeton në SHBA, prej vitesh tashme.

Familja e tij eshte me origjine nga Shkodra. Aktivizohet qysh femije ne shtepine e Pionierit te Sarandes. Eshte pjese e Estrades se Pionierit me regjisor Thoma Milain. Ka mbaruar gjimnazin “Hasan Tahsini” . Edhe pikerisht ketu e vazhdon aktivitetin artistik me trupen e shkolles se mesme ku mund te vecohet interpretimi ne shfaqjen teatrale “Mulliri i Koste Bardhit” ,aty na viti 1975, vit kur perfudnon edhe gjimnazin.

Duhet theksuar se aktiviteti ne shkollen e mesme ishte mjaft i gjere jo vetem artistik por edhe sportiv. Zef Mosi pervec atij artistik impenjohet edhe me ekipin e futbollit te Sarandes. Nga ekipi i te rinjve aktivizohet ne radhet e ekipit te pare te te rriturve me “Butrintin” .
Mbasi kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak, ne vitin 1979 konkurron dhe pranohet (me vonese) ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e aktrimit. Mbas diplomimit si aktor fillon punen ne estraden profesioniste te qytetit te Sarandes. Bie ne sy komedia muzikore e kesaj trupe e titulluar “Plot me deshire”.

Spektatori i nje brezi me te rritur ndofta e mban mend aktorin i cili u dallua ne rolin e te mbyturit ne komedine “Njeriu qe pa vdekjen me sy”. Personazhi ishte i lodhur nga jeta dhe vendos t`i jap fund asaj duke tentuar te mbytej ne lume. Mirepo dikush e shpeton, dhe meriten per kete veprim kurajoz do qe ta marre nje personazh i politikes (zoti Filimon) i cili per te shfrytezuar momentin per interesat e tij e fton te mbyturin (Z. Mosin) te jetoje per pak kohe ne shtepine e tij dhe e instrukton se si duhet te flase gjate fushates politike per kryetar bashkie! “Rrofte zoti Filimon, kryetari i bashkise sone”!

Njekohesisht aktori Zef Mosi aktivizohet edhe ne disa filma te Kinostudios . Keshtu e fillon ne vitin 1985 ne “Gurët e shtëpisë sime”; Nje vit me pas , 1986, ne “Kronikë e atyre viteve”. Me 1987 “Përrallë nga e kaluara” ne rolin e Maliqit deri tek filmi i fundit ne vitin 2006 “Gjoleka, djali i Abazit” ne rolin e profesorit.

Gjate xhirimit te filmit te mirenjohur “Perralle nga e kaluara” ne skenen e varjes aktorit Zef Nosi i ndodh nje incident i vogel por qe mund t`i kushtonte jeten. Befas dicka nuk funksionon dhe veprimet nuk sinkronizohen sic duhet duke mbetur i bllokuar me litarin rreth qafes, por per fatin e mire e kapin menjehere. Nderpriten xhirimit dhe vetem mbasi aktori qetesohet, pas rreth 2 oreve rinisin perseri per realizimin e filmit qe kemi sot.

 


Shtuar 9.03.2022 11:00