EMRI/ Makina del nga rruga në Qafë Muzinë, ndërron jetë drejtuesja

Një aksident ka ndodhur një aksident në Qafë Muzinë, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, 50-vjeçarja me Etleva Bejko.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.12.2022 12:10