Luizi: Kjo është arsyeja e vetme pse nëna nuk erdhi në dasëm

Mungesa e nënës se Luizit në ceremoninë e kurorëzimit me Kiarën prej ditësh mundon fansat, të cilët nuk ka ditë që nuk e pyesin këngëtarin në rjetet sociale për arsyen.

Sot në Post Big Brother Luizi ka zbuluar se nëna është e sëmurë e madje do operohet. Ai ëstë shprehur se në mëngjesin e parë të daljes nga BBV u nis për në Shkodër, pasi u shqetësua për gjëndjen e nënës.

“Nëna është pa terezi dhe do operohet. Nuk ka mundur të vi. Por kjo ishte arsyeja e vetme. Prandaj jam nis në 6 për Shkodër sepse e pashë që ishte keq. Kam shkuar në Shkodër në mëngjes”, tha Luizi.


Shtuar 13.05.2023 21:44