Kombëtarja shqiptare ka arritur të ndërtojë një ekip cilësor në përballjet e fundit, duke arritur t’i rrëmbeje fitoren Hungarisë me rezultatin 1-0 dhe San Marinos me rezultatin 5-0.
Kështu në Elbasan Arena do të shiteshin të gjitha biletat e lejuara për të parë Shqipërinë ndaj një kundërshtari si San Marino. Ndërkohë që para këtij takimi kishin filluar edhe llogaritë te tifozët shqiptarë.
Intervista që po merr më shumë jehonë është ajo e shpërndarë në Ora Neës.
Teksa gazetari Altin Sulçe pyet një tifoz për ndeshjen e Kombëtares, nisin kalkulimet: “Kjo ndeshje është e fituar. Do vijë Polonia këtu dhe do fitojmë 2-1. Me Hungarinë do të barazojmë”. Si për të ngacmuar më tepër, gazetari e ka pyetur tifozin sesi mundet që të parashikojë kaq shumë ndeshje: “Ne do të kualifikohemi, do të ikim në Katar në 2022. Ai Leëandoëski, këtu do të hajë kallamin…”, u shpreh tifozi./albeu.com