Në lagjen nr. 5, janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), si pasojë e një konflikti.
Vëllezërit ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore dhe janëjashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.