Kreu i Bindjes në Shkodër Uldedaj i këndon Sali Berishës

Kreu i listës së Bindjes Demokratike në Shkodër, Tonin Uldedaj këndon këngë për Sali Berishën gjatë fushatës në Pukë. Uldedaj ka qenë duke prezantuar kandidatin e Bindjes në Pukë Gjovalin Dushaj dhe pas takimit elektoral është mbledhur me stafin dhe mbështetësit në një restorant të qytetit.

Të ftuar kanë qenë edhe artistë të ndryshëm pukjanë, këngëtarë dhe instrumentistë, të cilët i kanë dhënë atmosferë festive drekës elektorale. Një prej këngëve të kënduara ka qenë edhe një refren i njohur kushtuar ish-kryeministrit Berisha ‘moj Serbi murin ta prisha, se po më thonë Sali Berisha’.

Në mes të valltarëve duket edhe koordinatori i Bindjes për Shkodrën Tonin Uldedaj që këndon, kërcen dhe përplas duart sipas ritmit ta këngës së njohur tropojane.

Uldedaj ka qenë administrator i njësisë bashkiake të Shëngjinit si përfaqësues i PD.

Duket sikur Uldedajt edhe pse janë ndarë me Bashën duket ende respektojnë liderin historik të PD Sali Berishën.
Bindja Demokratike e Astrit Patozit synon të marrë një deputet në Shkodër me Tonin Uldedaj, pinjoll i një familjeje të madhe dhe me lidhje të forta në ketë qark.


Shtuar 31.03.2021 08:00

Tags: ,