Komionçina përplas motorin, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Lezhë-Rrile.

Motori është përplasur me një kamionçinë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit.

Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë shtetasit: Florjan Picaku dhe Agustin Bibaj.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, të cilët kanë bërë të mundur transportimin e dy të deëmtuarve të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.03.2022 13:03