Kombëtarja merr lajmin e rëndësishëm nga Italia, Empoli jep “OK”-in për Bajramin (FOTO LAJM)

Lajm pozitiv për Kombëtaren shqiptare. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Empolit bën me dije se Nedim Bajrami është thirrur nga kombëtarja shqiptare për sfidat e radhës kualifikuese për Botërorin 2022: mesfushori 22-vjeçar do t’i bashkohet kuqezinjve për 2 ndeshjet që do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, ndaj Hungarisë më 5 shtator dhe ndaj San Marinos më 8 shtator.

Vlen të theksohet fakti se palët hasën fillimisht një ngërç, për shkak të një emaili formal që I dërgohet klubeve për të lënë të lirë futbollistët. Nevojitej që kjo ftesë të dërgohej 14 ditë para nisjes së grumbullimit. Gjithsesi është arritur të gjendet gjuha e përbashkët mes drejtuesve, teksa Bajrami do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për 2 ndeshjet e radhës.

 


Shtuar 1.09.2021 14:29