Kryetares së këshillit Bashkiak të Vlorës si dhe antarëve të këshillit bashkiak i ka ardhur një kërkesë ditën e djeshme nga bashkia e Vlorës për njoftimin te daljes ne pension të sekretarit të përgjithshëm të këshillit Bashkiak Z.Agron Gjipali pasi ai ka mbushur moshën e pensionit.
Shkresa i kërkonte antarëve të këshillit bashkiak të Vlorës të zgjedhin një sekretar të ri të përgjithshëm për t’u inkuadruar në bashki. Antarët e këshillit bashkiak të Vlorës e konsiderojnë këtë gjë tendencioze sidomos tani që ka tensione midis palëve.S ipas tyre këshilli bashkiak i Vlorës është i vetmi institucion i cili mund të shkarkojë sekretarin e përgjithshëm dhe të emërojë një të ri.
Këshilli bashkiak është gjithashtu i vetmi institucion i cili mund të zgjasë në detyrë sekretarin e përgjithshëm apo të emëroj një të ri. Sipas tyre Gjipali duhet të qëndroj në detyrë derisa të gjendet një profesionist i ri që mund ta zëvendesojë dhe jo të pushohet nga detyra menjëherë.
Antarët e këshillit bashkiak konfirmojnë me anë të votës ku nga 42 antarë 40 kanë votuar pro dhe 2 kundra për vijimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm. Ndërkohë Leli vijonë të bëj një mbledhje të dytë online me drejtuesit e institucioneve të bashkisë Vlorë ku argumentonte përgjigjen e tij përse sekretari nuk duhet të vijojë në detyrë./albeu.com