Katër turistë të huaj bllokohen në Theth, njëri prej tyre plagoset rëndë

Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë. Sipas informacioneve njëri prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë është dërguar një helikopter për t’i ardhur në ndihmë.

Postimi i Peleshit:

Për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135. Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç. Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë!


Shtuar 10.06.2024 23:22