Kryesministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek në Derviçan të Dropullit.
Fjalën e tij Rama e nisi me një përshëndetje në gjuhën greke dhe më tha se ua kisha premtuar dhe ua solla kryeminsitrin grek Mitsotakis.
Rama tha se është prekëse që 30 vite nga vizita e fundit e një kryeministri grek këtu, vjen sërish djali për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet.
Më pas kryeminsitri shtoi se takimi ishte planifikuar për të bërë të nesërmen e 6 dhjetorit kur u mbajt Samiti, por moti ishte shumë i keq.
Edi Rama:
Ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni. Vërtet prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit e motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi, e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam ta shtyjmë. Por dhe më mirë akoma se nuk besoj se ka një ditë më të bukur se sa në një vigjilje Krishtlindjesh. Dua të falënderoj të gjithë banroët e Dervicanit por mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë që ka siguruar bashkë me ju se dini si e keni reaizuar që të jetë ky diell kaq i bukur por me siguri me lutje e këmbëngulje. Faleminderit për këtë mikpritje fantastike.
Kjo është e gjitha për kryeministrin, por unë nuk kam pse mos përfitoj nga rasti dhe ta shijoj dhe unë këtë pamje kaq të bukur të të gjithëve ju të mbeldhur në këtë shesh për ti dëshmuar kryeministrit të gjithë bukurinë e mirëseardhjes e për të celebruar këtë moment. Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua të përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju të RSH me kombësi greke qëi i kanë dhënë shumë vendit dhe që falë lirisë e hapjes së kufijve, pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit.
Më vjen mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë nga më të rëndësishmit në ekonominë tonë. Me vjen mirë që nga ky komunitet ka artistë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë. Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por cfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes. Sot kjo është dita jote i dashur Kiriakos e me shumë respekt e dashuri unë po bëj dhe në një farë mënyrë organizatorin e lëvizjeve të fotografive se është vërtet nder të të mikpresim këtu e fjala është për ty. Se asnjë herë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua. Një gjë të përbashkët e kemi që të konsiderojmë njësoj mik e vëlla këtu në tokën tonë./albeu.com