Imitoi Adi Krastën në ekran, aktori tregon se çfarë i tha gazetari kur e takoi (FOTO LAJM)

Ndonëse është një nga aktorët e rinj të spektaklit të humorit “Kosherja”, Juxhin Plovishti është ndër më të dashurit nga publiku.

Fillimisht ai u bë i njohur nga roli i vajzës së ‘Tik-Tok’ me Bes Kallakun, por që tani Juxhini është bërë edhe më i dashur nga publiku për shkak të imitimit të gazetarit Adi Krasta.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se tre javët e fundit ka filluar ta ndjejë famën, madje e ndalin edhe në rrugë.

“Famën kam filluar ta ndjejë tre javët e fundit se tani besoj se është rritur audienca e programit. Më thonë ky djali është ajo”.

Juxhini zbuloi se pas imitimit e ka takuar Krastën dhe ky i fundit e kishte marr me sportivitet rolin.

“E kam takuar rastësisht diku dhe më tha që ka parë disa veprime që nuk e dija që i bëja, por që i kam. E mori me sportivitet”, përfundoi aktori.

Shtuar 19.05.2021 12:03