Ibrahim Lici përgënjeshtron lajmin se është arrestuar në Turqi: Jam i lirë, fotot e mia tregojnë qartë jetën që bëj

Disa ditë më parë u përhap lajmi se Ibrahim Lici është arrestuar Turqi dhe se autoritet shqiptare kërkojnë sa më shpejt ekstradimin e tij.

Lici së fundmi ka mohuar këtë lajm dhe përmes një reagimi ai thotë së vrasjen e Endri Mustafës ka dorëzuar në prokurori kamerat që tregojnë se nuk ka qënë në vendin e ngjarjes ndërsa për vrasjen e vëllëzërve Bilali thotë se nuk ka qënë asnjëherë në hetim. Po ashtu, Lici shton se nuk mund të kërkohet ekstradimi i tij pasi është i lirë dhe jo i arresruar, ndërsa shton se jeton i lirë në shtetin turk.

“Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi. Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese.

Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojne qarte jeten e lire qe bej ne shtetin turk,” tha Lici.


Shtuar 27.10.2022 15:13