I dënuar me 3 vjet e 11 muaj burg për trafik droge, kapet shqiptari i kërkuar në Itali

Një shtetas shqiptar i dënuar me burg në mungesë është arritur të kapet nga policia italiane.

Karabinierët e Pozzallos kanë arrestuar 59 vjeçarin shqiptar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Monzës.

Ndaj tij kishte një dënim në fuqi me 3 vjet e 11 muaj dhe për trafik droge dhe evazion fiskal, ngjarje të ndodhura në vitin 2014. Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzës.


Shtuar 14.01.2024 17:33